Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, pronari i lokal Piazza në Fier
Atentat me breshëri kallashnikovi ndaj Demir (Demi) Backa në qytetin e Fieri, pronar i lokal ‘Piazza’ në qendër të qytetit. 57-vjeçari është ekzekutuar brenda mjetit të tij. Fillimisht ai u plagos dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrws tregtare, një zonë mjaft e populluar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”, ku 2 autorët me një automjet tip “Benz” kanë qëlluar me kallashnikov ndaj Demir Backës, 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Më pas 2 autorët që kanë qenë brenda makinës janë larguar në drejtim të Vlorës.
Ndërkohë që një mjet tip “Benz” është gjetur e djegur në fshatin Daullas të Fierit, që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka dhe familjarë të të viktimës që qajnë dhe bërtasin.
Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.
Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Fraksion.com