AktualitetTë fundit

“Aksidentoi dhe tërhoqi zvarrë viktimën”: Kapet shoferi që u largua nga vendngjarja

Policia e Beratit ka mundur të ndalojë drejtuesin e mjetit tip ‘Opel’, një 33-vjeçar, i cili aksidentoi për vdekje shtetasin A.A., dhe u largua nga vendngjarja.

Në pranga ka rënë i riu Ardit Lila, banues në Durrës, i cili në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Mësohet se mjeti që e ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja ka qenë një Fuoristradë e zezë, e cila pas goditjes e ka tërhequr disa metra zvarrë viktimën 56-vjeçare, Artur Abazaj, i cili sapo kishte lënë punën në fasoneri dhe po kthehej në shtëpi.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.

Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

 

Fraksion.com