AktualitetTë fundit

Kontroll për vjedhjen e energjisë; Zbulohet biznesi i kriptomonedhave në Krujë

Një laborator për prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin është zbuluar në Krujë falë një operacioni të OSHEE me Policinë e Shtetit.

Laboratori për Bitcoin u  zbulua në hyrje të qytetit të Krujës dhe për të është proceduar penalisht pronari i objektit ku ndodhej, pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt. Pronari i objektit ka inicialet F.M.

Drejtoria e OSHEE në Krujë njoftoi se ka nisur një aksion të madh kundër abuzimeve me rrjetin elektrik. Aksioni sapo ka nisur dhe është në vazhdim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara me Policinë e Shtetit në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 persona, ndër ta dhe një biznes privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të kriptomonedhave Bitcoin.

Të gjitha rastet jan konstatuar nga OSHEE dhe janë denoncuar në Policinë e Shtetit. Në qytetin e Krujës janë proceduar penalisht 2 persona ndërsa në Fushëkruje, tre.

 

Fraksion.com