“Jam e prekur…”, Bora flet në Big Brother VIP për marrëdhënien e Semit me Donaldin
Bora Zemani ishte e ftuar sot në “Big Brother VIP” për të ”shuar” gjithë zërat dhe akuzat e bëra së fundmi.
Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që media të ndryshme kanë bërë kundrejt marrëdhënies së Semit dhe Donaldit.
Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurt për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda “Big Brother Vip’”.
”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”, tha Bora.
Fraksion.com