AktualitetBota+Të fundit

“I publikon videon”; Bosi i mafies “djeg’ një tjetër politikan

Dy ditë më parë Sedat Peker publikoi një video për shkak të cilës kryeminsitri qipriot Ersan Saner u detyrua të japë dorëheqjen nga të gjitha pozicionet dhe të laroghet nga politika.

Nuk vonoi dhe bosi i mafias turke ka publikuar një video të tjetër, kësaj radhe për nënkryetarin e Partisë Demokrtaike në Qipro Tozun Tunalin.

Video në fjalë është postuar në llogarinë e Bosit të shumë kërkuar të cilin ai e ka quajtur “Rreshteri i çmendur’’.

Videoja tregon Tsunali duke masturbuar gjatë një videotelefonate, me një grua që zhvishet në internet.

”Politikanët dhe burakratët që jetojnë në Qipro që mendojnë se kanë imazhe të tilla dhe nuk janë të përfshirë në çështjet e mafies, pushoni. Kam folur me ‘Rreshtin e çmendur ai nuk ka probleme me ju. ‘Rreshteri i çmendur’ nuk ka asnjë problem me jetën private të askujt. Problemet e tij janë me njerëzit e pandershëm’

Peker shtoi gjithashtu për Tozun Tunalin që është partneri në pushtet: “Tozun Tunalin i Partisë Demokratike, që është partneri në pushtet, do të doja të kishit dhënë dorëheqjen”.

Kryemafiozi turk paralajmëroi se në ditët në vijim do të postohen video të tjera, me protagonistë politikanë turq, nëse “nuk heqin qafe trafikantët e drogës me të cilët bashkëpunojnë”, siç shkruante ai, duke kërcënuar se: “Do të vuajnë zemërimin e ” Rreshterit të çmendur”.

 

Fraksion.com