AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Javën e ardhshme do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar nga “foltorja” me demokratët e Beratit se javën e ardhshme do të njoftohet data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha tha se statuti i PD e parashikon qartë që Kuvendi mblidhet edhe me kërkesë të 1/4 së delegatëve.

“Javën që vjen do të shpallim datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Do të mblidhemi sipas të drejtës statutore për t’i dhënë PD-së normat më të mira statutore që ajo meriton. Për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe kryeministrin. Do vijë njëherë tek ju, që të jetë apo jo kryeministër”, tha Berisha.

Ndër të tjera shtoi se deri tani kanë firmosur mbi 50% e delegatëve për thirrjen e Kuvendit.

 

Fraksion.com