Shefi i NATO-s paraqet agjendën 21-22 tetor 2021: Takim i Ministrave të Mbrojtjes të NATO–s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi të datës 20 tetor 2021, prezantoi agjendën e takimeve të kësaj jave të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
Takimi ministerial i Mbrojtjes do të mbahet në Bruksel në datat 21 dhe 22 tetor 2021.
“Ministrat do të marrin vendime për të forcuar sigurinë tonë kolektive dhe për të përcaktuar terrenin për Samitin e NATO-s në Madrid qershorin e ardhshëm’, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën për mediet.
“Ata gjithashtu do të ndërmarrin hapa për të ruajtur avantazhin teknologjik të Aleancës dhe do të vazhdojnë të vlerësojnë se si ne mund të forcojmë më tej parandalimin dhe mbrojtjen tonë. Për më tepër, ata do të diskutojnë Afganistanin me synimin për të siguruar që terroristët nuk mund ta përdorin Afganistanin si një strehë të sigurt. Ministrat do të takohen me partnerët e Aleancës, Finlandën dhe Suedinë, dhe Bashkimin Evropian, për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku në një epokë të konkurrencës globale”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Fraksion.com