“Në PD, PS dhe…, kemi nga krimi i organizuar”; Basha nxjerr videon: Në interes të të gjithë shqiptarëve
“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi sot kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Basha ka shpërndarë në Twitter një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për mediat, ku u shpreh i gatshëm të shkojë vetë i pari për t’iu nënshtruar vetting-ut.
Sipas kryedemokratit Basha, ky proces është i rëndësishëm për të larguar nga politika njerëzit e korruptuar dhe të përfshirë në botën e krimit.
Pastrimi i politikës nga krimi dhe korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve 🇦🇱 pic.twitter.com/gkdRoz52rK
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 21, 2021
Fraksion.com