Të reja: Rrëmbyesit sistemojnë trupin e Jan Prengës dhe heqin maskat në garazh; Kopshtari i resortit..
Të tjera momente tronditëse publikohen sot për herë të parë në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar të 2020-ës në Kamëz.
Emisioni ‘Në Shënjestër’ ka siguruar video ekskluzive nga momenti kur rrëmbyesit e 49-vjeçarit, babait të 3 fëmijëve, mundohen të fshehin çdo gjurmë që i lidh ata me ngjarjen e rëndë.
Në pamjet e siguruara nga brenda ambienteve të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’ me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak, shihet se si 4 autorët, tashmë të shkujdesur plotësisht, pasi kanë sistemuar trupin e Jan Prengës, shfaqen në garazh të pamaskuar. Në këtë moment një nga personat që shfaqet vazhdimisht është Festim Bexhdili, kopshtari i resortit.
Është ky personi që kujdeset për gjithçka. Qoftë duke i sjellë rrobat për ndërrim rrëmbyesve, por duke siguruar më tej edhe mjetet e duhura për zhdukjen e trupit të tij.
Fraksion.com