AktualitetNATO/BETë fundit

NATO-Ukrainë; Workshop-e mbi përdorimin e taktikave hibride në diplomacinë shumëpalëshe

NATO dhe Ukraina mbajnë workshop-e mbi përdorimin e taktikave hibride në diplomacinë shumëpalëshe

Të premten e kaluar (15 tetor 2021), NATO dhe Ukraina mbajtën një workshop mbi përdorimin e taktikave hibride në diplomacinë shumëpalëshe në Selinë e NATO-s në Bruksel. I organizuar si pjesë e Platformës NATO-Ukrainë për  zhvillimin e Luftës Hibride, workshop-i mblodhi së bashku vendimmarrësit dhe ekspertët nga qeveria, qendrat e studimit dhe akademia. Pjesëmarrësit adresuan rreziqet e taktikave hibride, si dhe përgjigjet e mundshme.

Platforma NATO-Ukrainë për Zhvillimin e Luftës Hibride u krijua në Samitin e NATO-s në Varshavë në 2016 dhe lehtëson bashkëpunimin në identifikimin dhe luftimin e kërcënimeve hibride. “Përgatitja për të parandaluar, kundërshtuar dhe reaguar ndaj taktikave hibride, qoftë nga aktorë shtetërorë apo jo-shtetërorë, është bërë një përparësi kryesore për NATO-n,” tha James Mackey nga Divizioni i Çështjeve Politike dhe Politikave të Sigurisë të NATO-s. Duke hapur workshop-in, z. Mackey theksoi se aleatët e NATO-s mund të mësojnë shumë nga përvoja e Ukrainës me taktikat hibride të Rusisë dhe aleatët kanë shumë për të ofruar në ndërtimin e kapaciteteve dhe elasticitetit. “Rusia përdor taktika hibride për të legjitimuar pushtimin e saj të territoreve,” tha Sergiy Mukosii, Shef i Seksionit të Mbrojtjes të misionit të Ukrainës në NATO. Taktikat hibride mund të përfshijnë dezinformata, sulme kibernetike, përpjekje për të dobësuar institucionet publike dhe destabilizuar shoqëritë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com