AktualitetTë fundit

Hetim rus për vdekjen e turistëve; Sekuestrohen materialet e dezinfektimit të hotelit në Qerret; Këqyren kamerat filmike

Zbardhen detaje të reja nga vdekja misterioze e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës.

Mësohet se janë sekuestruar materialet e dezinfektimit për virusin Covid-19, qe janë përdorur në hotel.  Mësohet  gjithashtu se hoteli ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021.

Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektaktët e përdorur dhe nga ana tjetër, Prokuroria po kontrollon për defekt në sistemin e ngrohjes, si dhe po këqyr kamerat filmike të hotelit.

Ndërkohë Rusia ende nuk ka paraqitur një kërkesë për tërheqjen e trupave të të ndjerëve.

Përpos interesimit dhe ndjekjes së autopsisë edhe nga përfaqësues të ambasadës ruse, sipas burimeve pranë mjekësisë ligjore me interes për hetimin do të ishin përgjigjet e institutit të shëndetit public. Aty deklarohet se janë përcjellë mostra nga uji i pishinës jashtë të cilës u gjetën të pajetë katër rusët, mbasi pretendohet të kuptohet se sa e lartë ishte sasia e klorit, çka do të zgjidhte përfundimisht pyetjen nëse mund të ndërrojnë jetë 4 persona brenda një ore si të helmuar nga avujt e klorit?

Ekspertiza në gjak pritet të zgjasë së paku tre javë, për të konfirmuar nëse katër qytetarët rusë ndërruan jetë nga helmimi me klor apo nga shkaqe të tjera, ndërkohë që të gjithë shtetasit që gjendeshin në të njëjtin grup me turistë dhe që udhëtuan me familjen Burenkov dhe dhëndrin e tyre kanë ndërprerë pushimet dhe pas dhënies së dëshmisë janë kthyer në vendin e tyre. Prokuroria e Kavajës konfirmon se çështja i është referuara për vrasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe jakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ku u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit shtetasit çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

 

Fraksion.com