Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vrasje
Teksa autopsia ende s’ka dalë për shkakun dhe orën e saktë të vdekjes së 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajas regjistron procedim penal për vrasje.
Sapo të konfirmohet ekspertiza do te shihet edhe vepra penale e sakte. Vdekje aksidentale, vrasje apo vdekje për shkak te mos respektimit te kushteve te igurisë teknike per ambjentet e spa dhe pishines dimerore.
Mësohet se kanë qenë 8 turistë në grupin e familjes që ndërroi jetë në hotel ‘Gloria’ në Qerret.
Nga hetimet paraprake ato kanë konsumuar ushqim dhe në të njëjtat vendet.
4 të tjerë nuk kanë pasur asnjë pasojë nga ushqimi, ndërkohë që 4 të tjerët kanë ndërruar jetë, por nuk dihet nëse janë helmuar ose jo.
Viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë, ndërsa si pistë kryesore mbeti ajo e asfiksisë nga klori në pishinë.
Ditën e sotme, pritet që Mjekësia Ligjore të nxjerrë ekspertizën, për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e turistëve. Ndërkohë janë marrë mostrat edhe të ushqimeve që kanë konsumuar.
Hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Kavajës dhe Policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.
Fraksion.com