AktualitetPolitikëTë fundit

Rama uron vitin e ri akademik: Rritje e cilësisë së arsimit të lartë

Në nisje të vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama përsëriti sot angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

Rama shprehu angazhimin për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Sot nis viti i ri akademik, i cili i gjen studentët në auditore. Këtë vit, mësimi do kryhet me prani fizike me kushtin që studentët të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin testin negativ antikovid.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com