Ndryshojnë drejtuesit e policisë në qarqe: Rikthehet Ardian Çipa, Edmond Targaj i vetmi që nuk lëviz; Rebani Jaupit i besohet Siguria Publike
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka njoftuar këtë mesditë ndryshimet në polici, që prekin të gjitha drejtoritë në qarqe, përveç Beratit.
Kështu, sipas kryepolicit, Ardian Çipa rikthehet në polici, përkatësisht në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Jaupin.
Ky i fundit do të drejtojë një tjetër sektor në Policinë e Shtetit, atë të Departamentit për Siguri publike. Ndërkohë, i vetmi drejtor në rrethe që nuk ndryshoi ishte ai i Beratit, Edmont Targaj, i cili do vijojë të drejtojë komisariatin e këtij qarku.
Lorenc Paganika në Tiranë
Hamdi Fjora në Shkodër
Gentian Berberi në Vlorë
Ardian Çipa në Elbasan
Alfred Çepe në Fier
Gjovalin Loka në Korçë
Neritan Nallbati në Durrës
Edmond Sulaj në Kukës
Bledar Çeliku në Gjirokastër
Oltion Bistri në Lezhë
Skënder Hitaj në Dibër
Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Siguri publike
Alban Dautaj drejtor i Antiterrorit
Saimir Boshnjaku drejtor kufiri në Tiranë
Fatmir Hoxha drejtor kufiri në Korçë
Sokol Cana drejtor kufiri në Gjirokastër
Arbër Joçi drejtor kufiri në Shkodër
Fraksion.com