AktualitetTë fundit

Kontrolle dhe policë në hyrje të Fakultetit: Kusht vaksinimi anti-COVID ose testi negativ

Studentët  sot  u janë kthyer fakulteteve ndërkohë që kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19.

Në hyrje të fakulteteve ata janë kontrolluar nëse janë vaksinuar apo kanë =kryer testin e COVID-it, me nisjen e vitit të ri akademik. Nëse studentët ose pedagogët nuk do të jenë të vaksinuar, ata janë të detyruar të paraqesin një test PCR.

Pamjet më poshtë tregojnë  studentët gjatë kontrollit në hyrje të Fakultetit të Ekonomisë. Në hyrje shihen gjithashtu policët, të cilët kontrollojnë çdo student për vaksinë ose test PCR, pasi në të kundërt nuk lejohen të futen brenda.

Policët janë vendosur gjithashtu edhe në hyrje të çdo fakulteti tjetër, për të kontrolluar studentët për vaksinën ose testin anti-Covid, ndërkohë që, siç shihet nga fotot, këta të fundit janë të gjithë me maska, si dhe iu matet temperatura para se t’i drejtohen auditorëve.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com