“‘Ethe’ ndryshimi në Policinë e Shtetit”; Gledis Nano konferencë për shtyp në orën 13:00
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano do të zhvillojë ditën e sotme një konfrencë për shtyp në orën 13:00.
Burime bëjnë me dije se Nano pritet që të ndryshoje drejtuesit e policisë në qarë dhe komisariate, por edhe në departamente të Drejtorisë së Përgjitshme, emrat e të cilëve do t’i prezantojnë gjatë konferencës për shtyp.
Burime nga Policia e Shtetit, theksojnë se drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, është njohur me vlerësimin që drejtorët vendorë u kanë bërë shefave të komisariatit. Ndërsa nga nesër do të njihet me rezultatet e analizës 9 mujore në çdo drejtori vendore në vend. Analiza pritet të përfundojë këtë javë dhe më pas do të bëhen lëvizje drejtuesish.
Lëvizjet do të bëhen duke u bazuar në performancën e gjithsecilit nga drejtori i qarkut, shefi i komisariatit dhe ai i rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e departamenteve në Policinë e Shtetit.
Ndryshime rrënjësore pritet të ketë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, të cilat do të nisin me drejtorin e saj, Rebani Jaupi.
Fraksion.com