Ambasadori francez dëbohet nga Bjellorusia
Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi Qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e tij, ka raportur agjencia e lajmeve, AFP.
Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për agjencinë se, ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia të shtunën.
Atij i është dhënë afat që të largohet deri të hënën.
De Lacoste 57-vjeçar, është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.
Mediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te Alekander Lukashenka.
Franca, sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, nuk e njohin Lukashenkan si president, pasi zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.
De Lacoste është takuar me ministrin e Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, në dhjetor të vitit të kaluar, duke shmangur takimin me Lukashenkan.
Në një deklaratë për AFP-në, zëdhënësi i Ambasadës franceze, ka thënë se Ministria e Jashtme ka kërkuar që ambasadori të largohet deri më 18 tetor.
“Ai i ka thënë lamtumirë stafit dhe ka incizuar një video-mesazh për popullin bjellorus që do të publikohet në faqen zyrtare të Ambasadës”, ka thënë ky zëdhënës.
BE-ja e ka përsëritur vazhdimisht se nuk i konsideron të drejta, zgjedhjet e mbajtura në Bjellorusi, dhe ka vënë sanksione kundër regjimit të Lukshenkas.
Fraksion.com