Adele arrin sukses të jashtëzakonshëm me këngën e re
Pas kaq shumë kohësh mungesë në muzikë, Adele ka bërë një rikthim të mrekullueshëm me këngën e saj më të re që mban titullin “Easy On Me”.
Së fundmi, artistja ka zbuluar se mikeshat e saj më të ngushta nuk kishin pritshmëri se kjo këngë do të arrinte të kishte kaq shumë sukses.
Këto deklarata artisjta i bëri gjatë një interviste që dha për BBC Radio 1 Breakfast Show.
“Iu dërgova miqve të mi një fragment duke kënduar. Njërit nuk i pëlqeu, tjetri thoshte. Epo, po, ndoshta, vazhdo të provosh edhe pse.”, tha ajo.
Më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas. Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër viteve pauzë, pas turneut të saj rekord në stadium i cili përfundoi në vitin 2017.
Këngëtarja dhe menaxheri i saj kanë qenë në bisedime me ‘BBC America’ për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Kjo do të jetë një nga shfaqjet e pakta si pjesë e turneut të saj promovues.
Momentalisht, Adele po shijon lidhjen e saj me Rich Paul. Në shtator, një mik i çiftit deklaroi se romanca e tyre po “bëhet më serioze”.
Çifti konfirmoi romancën e tyre muajin e kaluar pasi u panë në një darkë, pasi dolën në publik në korrik, kur u ulën në fushë në ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA në Phoenix, Arizona.
Adele përfundoi divorcin e saj nga Simon në muajin mars dhe çifti ndan kujdestarinë e djalit të saj Angelo, tetë vjeçar. Tashmë, këngëtarja s’e fsheh më partnerin e rri dhe ai është prezent edhe në fotot e saj në rrjete sociale.
Fraksion.com