Kurti jep mesazhi bashkimi nga Shkodra: Populli është përpara politikës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i pranishëm në Shkodër nga ku ka ndjekur ndeshjen e basketbollit për meshkuj mes Vllaznisë dhe Prishtinës. Kurti ka dhënë mesazhi bashkimi, ku mësohet të ketë thënë se populli është përpara politikës, prandaj sipas tij një gjë të tillë duhet t’ia lëmë në dorë vullnetit të tyre.
“Populli është para politikes kështu që ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit”, tha Kurti.
Në Shkodër ishte e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryetarja e grupit Parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Për Kurtin kjo ndeshje është më shumë se lojë.
“Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”, tha Kurti.
Kryeministri ka refuzuar të flasë për zgjedhjet lokale në Kosovë duke argumentuar se është heshtje zgjedhore.
“Sot është heshtje zgjedhore, nesër flasin qytetarët”, u shpreh ai.
Fraksion.com