AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjatje e mandatit deri më 2024, PS depoziton në Kuvend amendamentin për Vettingun

Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. PS propozon shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lajmi është konfirmuar sot nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Doja të ndaj me ju faktin që dje Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin per te depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej me shume se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit të Shqiperisë për të filluar një procedurë të ndryshimit të Kushtetutës me qëllim që ti hapim rrugë zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë,  si niveli i parë i procesit te Vetingut, duke e shtyre procesin e Vetingut pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj të tjera, të cilat unë besoj se janë të mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e Vetingut.

Mandati organeve të vettingut përfundon në qershor 2022. Me këtë amendament të depozituar sot në Kuvend me firmat e 28 deputetëve të PS, mandati përfundon në 31 dhjetor 2024.

Ashtu sikurse tha edhe Kryeministri Rama sot pas mbledhjes se Kryesisë së PS, kjo është një vijueshmeri e reformes ne drejtesi, është një çeshjte sa teknike aq edhe shumë e rëndësishme, sepse ruajtje e të njëjtit standard në procesin e Vetingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre dhe nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës së tyre dhe i zbulimit të çdo lloj lidhjeje kriminale apo lidhje të tjera.

Vijimi i procesit te Vetingut me te njejtin standard që është vijuar deri më tani është një domosdoshmëri tek e cila partitë politike duhet të qendrojnë larg, sepse themeli i reformes ne drejtesi ka qene pikerisht heqja e çdo lloj ndikimi qe vinte nga partitë politike.

Procesi ipërzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk kalon më përmes vendimarrjeve politike , por është një skemë e re e cila ka filluar të japë rezultate konkrete”, ka thënë Balla nga Fieri.

Prligji Vettingu

 

Fraksion.com