Pazar me Bashën për zgjatjen e mandateve të vettingut? Rama: Reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake
Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga mediet pas përfudnimit të mbledhjes së kryesisë së PS se nëse ka ndonjë pazar mes tij dhe Bashës për zgjatjen e mandateve të vettingut.
“Reforma në drejtësi është diçka për tu kryer dhe jo nënvlerësuar, besoj se në këtë pikë është shumë e qartë që kthim mbrapa nuk ka, qëndrim në vend nuk ka, kush i bie ndesh reformës i bie ndesh interesave dhe të ardhmes të vendit.
Këto nuk janë të lidhura me njëra tjetrën. Reforma nuk është kërkesë partiake por kërkesë e te gjithë fëmijëve të këtij vendi, qofshin fëmijë të PS apo fëmijë të PD. Të tjerat janë çështje që mund të diskutohen. Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë me PD por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje.
Është një domosdoshmëri e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet. Nga ana tjetër ju kujtoj që reforma në drejtësi është er bazuar tek një partneritet i ngushtë, i pandërprerë dhe i padiskutueshëm me aleatët tanë strategjikë. Besoj që oferta është shumë e ndarë.”
Sa i përket bashkëqeverisjes me PD, Rama kujtoi edhe një herë se janë në qeveri si forcë e vetme politike. Në fjalën e tij theksoi se nuk do të harrojnë se kush i ka sjellë në qeveri, ndërsa shtoi se janë në proces reflektimi për të qëndruar në lartësinë e pritshmërive të publikut.
“PS është në proces reflektimi se na kanë garantuar të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut, por në të njëjtën kohë proceset e vettingut na kanë bërë të kuptojmë që vetëpërmirësimi është i domosdoshëm për një forcë politike që drejton vendin. Ne jemi sot në qeveri si forcë e vetme por nuk do të harrojmë për asnjë moment që në qeveri nuk na kanë sjell thjesht votat e anëtarësisë sonë por një shumice dërrmuese shqiptarësh dhe duhet të thyejmë barrierat që koha i vendos. Nga ana tjetër, ti krijojmë mundësi të gjithë shqiptarëve të ndihen mirë për sa i takon. Jo se ne nuk kemi gabimet tona, por bëjmë më të mirën.”, tha Rama.
Fraksion.com