AktualitetPolitikëTë fundit

Partisë Socialiste mbledh sot Kryesinë; Rama niset drejt Turqisë

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm është mbledhur në Selinë rozë, Kryesia e Partisë Socialiste.  Të parët që mbërritën në seli ishin, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së re të PS, por që nuk do të jetë thjesht një mbledhje formale.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë pritet të diskutohen dhe miratohen disa projekt-akte, të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, dhe që kanë të bëjnë me analizën e zgjedhjeve në çdo qark, ku në fund do të ketë dhe vendimmarrje mbi këtë çështje.

Mësohet se Edi Rama do t’iu japë porositë e tij të gjithë anëtarëve të Kryesisë, që kanë të bëjnë kryesisht me angazhimin e tyre politik dhe organizativ. Sa i përket angazhimit politik të socialistëve, porositë do të jetë në raport me kundërshtarët politikë, ndërsa për atë organizativ kanë të bëjnë me organizimin e kësaj force politike.

Ndërkohë që mësohet se pas mbledhjes së Kryesisë, Kryeministri Rama do të niset për një vizitë në Turqi.

 

Fraksion.com