AktualitetTë fundit

Parashikimi i motit per sot, vranësira, por nga mesdita…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar pas orëve të mesditës gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-18 m/sek.

 

Fraksion.com