AktualitetBota+Të fundit

Në Bruksel, jeta sociale do të jetë e mundur vetëm me ‘Certifikatën e COVID-19’

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kabinetit në Belgjikë më 9 shtator, rajonet federale pranuan ta përdorin ‘Certifkatën e Sigurt COVID-19’, e cila dëshmon se qytetarët janë plotësisht të vaksinuar, se kanë rezultuar negativ në testin PCR në 48 orë e fundit ose që janë shëruar nga COVID-19.

Me këtë vendim do të jetë e detyrueshme të paraqitet dokumenti i lartpërmendur për hyrje në vende të mbyllura me më shumë se 50 persona dhe vende të hapura me më shumë se 200 persona.

Kjo do të përfshijë të gjitha kafenetë, restorantet, qendrat sportive, klubet e natës, ngjarjet kulturore, panairet dhe kongreset brenda kufijve administrativë të 19 komunave në kryeqytetin Bruksel.

Rregulli i cili përfshinë të gjithë qytetarët mbi moshën 16-vjeç ndërsa për grup-moshat 12-16 vjeç do të praktikohet pjesërisht.

Dënimi për mosrespektimin e rregullit do të ndryshojë midis 50-500 euro. Megjithatë, për pronarët e bizneseve dhe organizatorët, kjo shifër mund të shkojë deri në 2.500 euro.

Dokumenti i Sigurt COVID-19 mund të shkarkohet nga “covidsafe.be”. Në Belgjikë aplikohen vaksinat BioNTech-Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson&Johnson të cilat vaksina janë të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e cila është rregullatori i BE-së për ilaçet .

BE-ja më 19 gusht mori vendimin për njohjen e certifikatave të vaksinave COVID-19 të Turqisë. Qytetarët të cilët kanë marrë dy doza vaksinë BioNTech- Pfzier kanë të drejtë të udhëtojnë në Belgjikë.

– Gjendja e pandemisë në Belgjikë

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik më 11 tetor janë regjistruar 3.872 raste me COVID-19 dhe kjo u regjistrua si numri më i lartë ditor qe nga 3 maji.

Teksa mesatarja e 7 ditëve të fundit ishte 2.114 me një rritje prej 12 për qind, numri i vdekjeve u rrit në 9.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve, Belgjika renditet e para në mesin e vendeve evropiane përsa i përket shkallës së vaksinimit të popullsisë. Deri më tani, 74 për qind e popullsisë prej 11.4 milionë banorë është plotësisht e vaksinuar. Kjo normë është 86 për qind mbi moshën 18-vjeç.

Në Belgjikë, me përshpejtimin e vaksinimeve që filluan në fillim të vitit drejt fillimit të verës dhe me uljen e numrit të rasteve u hoqën shumë masa pandemike.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në vend janë regjistruar 1.3 milionë raste me COVID-19 ndërsa 25.700 persona kanë humbur jetën.

 

Fraksion.com