Makina përplaset me bordurat tek Ura e Tapizës, humb jetën shoferi
Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz.
Një makinë tip ‘Honda’, me targa greke ka goditur bordurat kufizuese tek Ura e Tapizës dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit, i identifikuar si Emri Cani, 43 vjeç. 43-vjeçari po udhëtonte i vetëm në drejtim të Tiranës.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e dy forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupin nga makina.
‘Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.
Fraksion.com