Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër për vizitë në Turqi
Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër do të zhvillojë vizitë pune në Turqi me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.
Në njoftimin e Zyrës turke për Komunikime thuhet se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Gjermanisë do të diskutohen në takimet në Stamboll si dhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit.
Po ashtu është planifikuar të diskutohen çështjet rajonale dhe globale, përfshirë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian dhe zhvillimet në Libi, Siri dhe Afganistan.
Fraksion.com