AktualitetBota+Të fundit

Ish-Presidenti Clinton drejt përmirësimit të tij shëdetësor

Ish-Presidenti Bill Clinton u shtrua në një spital të Kalifornisë Jugore të martën me një infeksion, por ai tashmë  është “drejt përmirësimit”, tha zëdhënësi i tij.

Shkaku i shtrimit të Clinton në spital nuk ishte infeksioni lidhur me COVID, tha  zëdhënësi i tij  Angel Ureña, të enjten në një deklaratë.

“Ai është duke u përmirësuar, në gjendje të mirë shpirtërore dhe është jashtëzakonisht mirënjohës për mjekët, infermierët dhe stafin që i japin atij kujdes të shkëlqyeshëm,” tha Ureña.

Një deklaratë e dytë nga zëdhënësi i Clinton citoi mjekët Dr. Alpesh Amin dhe Dr. Lisa Bardack, të cilët thanë se ish -presidentit i janë dhënë “antibiotikë dhe lëngje”.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve,” thanë mjekët. “Ekipi mjekësor në Kaliforni ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të Presidentit në Nju Jork, përfshirë kardiologun e tij. Ne shpresojmë që ai të shkojë në shtëpi së shpejti. ”

Në vitet që kur Clinton u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2001, ish -presidenti u përball me probleme shëndetësore. Në 2004, ai iu nënshtrua një operacioni pasi përjetoi dhimbje të gjata të gjoksit dhe gulçim. Ai u kthye në spital për kirurgji të mushkërisë të sëmurë pjesërisht në 2005, dhe në vitin 2010 iu implantua stente në një arterie koronare.

Ai iu nështrua një diete kryesisht vegane nga e cila humbi peshë dhe pati përmirësim të shëndetit.

Ai u kthye në mënyrë të përsëritur në terren, duke bërë fushatë për kandidatët demokratë, kryesisht gruan e tij, Hillary, gjatë kandidimit të saj të dështuar në 2008 për nominimin presidencial. Dhe në vitin 2016, ndërsa Hillary Clinton kërkoi Shtëpinë e Bardhë si kandidate demokratike, Bill Clinton – në atë kohë gjysh dhe ishte afër 70 vjeç – u kthye në fushatë përsëri.

Një zëdhënës i Fondacionit Clinton tha se ish -presidenti ishte në zonën e Los Angeles për ngjarje private në lidhje me organizatën e tij bamirëse. Qendra Mjekësore UCI është në Orange County, rreth 40 milje (64 km) në juglindje të Los Angeles./ Associated Press

 

Fraksion.com