Fifi tregon prapaskenat e industrisë muzikore: Më kanë vjedhur një këngë
Big Brother Vip ka nisur me shumë rrëfime vipash.
Me njëri-tjetrin, ata shpesh herë diskutojnë lidhur me prapaskena të shumta që kanë kaluar përgjatë karrierës së tyre.
Teksa u pyet nga banorët e tjerë, Fifi nisi të tregojë mënyrat se si mund të grumbullosh të ardhura ndërsa je këngëtare.
Në bisedë e sipër, duke diskutuar çdo ‘’të fshehtë’’ të botës së artit, Fifi pranon se në karrierën e saj ka ndodhur edhe që t’i vidhet një produksion muzikor.
‘’Më kanë vjedhur një këngë, dhe është shumë e shëmtuar. Nëse personi nuk do të kishte të ardhura do ja jepja falas vetë, por ja që zgjodhi ta vidhte. Nejse unë u ndjeva krenare që e kishin marrë, po të më kishin pyet të paktën ’’,- tha ajo.
Kujtojmë se Fifi ishte e dënuar dy ditë në Dhomën e Dënimeve dhe duket se i mungoi shumë Graniti.
Mes shumë përqafimesh dyshja janë takuar menjëherë bashkë ku dhe kanë dhënë deklarata mjaft të ëmbla.
Graniti ka vendosur që të mos jetë fare i rezervuar dhe i ka thënë artistes se i është dukur shtrati bosh duke shtuar se e ka marrë shumë malli.
Gjithashtu, Graniti ka menduar që ta surprizojë Fifin në mënyrën më romantike të mundshme. Banori ka formuar një zemër me trëndafilë dhe qirinj në shtatin e saj.
Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam komplekas timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi në bisedë me Ilirin dhe Palomën.
Fraksion.com