Emetohen 4.47 miliardë lekë obligacione
Në ankandin e zhvilluar këtë javë, Ministria e Financave bleu obligacione 10-vjeçare në shumën totale prej 4.47 miliardë lekë.
Ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 5.17 miliardë lekë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, yield-i uniform i pranuar rezultoi në nivelin 5.2%, me një rritje të lehtë nga niveli prej 5% i obligacionit të emetuar në muajin korrik.
Tregu i brendshëm financiar ngelet mjaft likuid dhe javën e kaluar Banka e Shqipërisë vendosi të zgjasë edhe me një tremujor formën e zhvillimit të ankandeve të REPO-ve, që iu siguron bankave akses të pakufizuar në likuiditet.
Fraksion.com