AktualitetPolitikëTë fundit

“Edhe një herë po të them…”; Basha përcjell mesazhin për kundërshtarin politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot mesazhet e përcjella nga seanca e Kuvendit një ditë më parë, ku thekson se PD ka vendosur të ec përpara dhe të udhëheqë shqiptarët drejt ndryshimit.

“Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara”, thekson Basha.

“Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ec përpara dhe të udhëheqë përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë tash 8- vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri”, tha ai.

 

Fraksion.com