“Kjo është për universin tim, dhe ajo është këtu,” -tha Martin ndërsa grupi filloi të luante këngën e tyre të re, “My Universe”, një bashkëpunim me BTS.

Johnson ishte e pranishme aty, në një ballkon gjatë serenatës. Aktorja u përgjigj duke bashkuar duart në shenjë vlerësimi.

Johnson dhe Martin janë lidhur që nga viti 2018, dhe u ndanë për një periudhë të shkurtër në qershor 2019. Në vitin 2020, ata u përfolën se ishin fejuar, pasi aktorja u pa me një unazë të madhe smeraldi në dorën e majtë.

Martin ka qenë i martuar më parë me Gwyneth Paltrow, me të cilën ka një vajzë 17-vjeçare, Apple dhe një djalë 15-vjeçar, Moses.

Si Martin ashtu edhe Johnson kanë një marrëdhënie të mrekullueshme me Paltrow.

 

Fraksion.com