AktualitetTë fundit

Arrestohen 2 zyrtarë në Vlorë, falsifikuan formularët për regjistrimin e një trualli në Dhërmi

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i Bardhyl Gjikës, 60 vjeç, Kreshnik Mino, 37 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe S.D, 51 vjeç, banues në Himarë.

Policia thotë se “nga hetimet ka rezultuar se Bardhyl Gjika, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie, Kreshnik Minon dhe S.D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi”.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokuroris ë pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

 

Fraksion.com