AktualitetPolitikëTë fundit

“7031 C nuk negociohet”; Ambsadorja Kim: Presidenti Biden e ka bërë të qartë për ata që përfshihen në korrupsion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim publikoi sot Memorandumin që e vendos luftën kundër korrupsionit si interes kryesor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kim u shpreh se përcaktimi 7031 C nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”.

“Përcaktimi publik 7031(c) nuk është subjekt “negocimi” dhe askush nuk duhet të pretendojë se është “ndërmjetës”. Ata të cilët janë përcaktuar publikisht mund t’ua vënë fajin konspiracioneve, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se SHBA do t’i konsiderojë përgjegjës ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan ambasadorja e SHBA.

“Korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, barazinë ekonomike, përpjekjet globale kundër varfërisë dhe zhvillimit, dhe vetë demokracinë. Por duke parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe duke demonstruar përparësitë e qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, ne mund të sigurojmë një avantazh kritik për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera.

Në nxjerrjen e këtij Memorandumi për Sigurinë Kombëtare, unë vendos kundërshtimin e korrupsionit si një interes kryesor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Administrata ime do të udhëheqë përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë; të sjellë transparencë në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet financiare globale; parandalimin dhe luftimin e korrupsionit brenda dhe jashtë vendit; duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për aktorët e korruptuar të mbrojnë aktivitetet e tyre”, thuhet në Memorandumin e firmosur nga presidenti i SHBA, Joseph Biden më 3 qershor të këtij viti.

 

Fraksion.com