AktualitetPolitikëTë fundit

“U shkrive, kushedi sa ke pa qeshur”; Basha – Ramës: Përdridhu e spërdridhu, je përgjegjës për…

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, lidhur me krizën e energjetikës.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se Rama e ka rritur çmimin e energjisë dhe të karburantit, duke e bërë këtë të fundit më të shtrenjtë se në Austri.

Basha: Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e shtoi me 240 lekë çmimin e karburantit me taksën Rama. Kujt i djeg, le të qesh. Doli e tha se është taksa që ka vendosur PD. Jo mo jo. Transferimi i taksës së qarkullimit te ajo e karburantit ishte 7 lekë, kush ja shtoi 240 lekë? Ky këtu. Prandaj, karburanti ishte më i shtrenjtë se në Austri, deri javën e kaluar.

Ndërhyn Braçe..

Basha: Qetësohu mo qetësohu se s’të detyrova unë të firmosje. Kur të vijë SPAK, sqarohu. U shkrive, kushedi sa ke pa qeshur. Këto çmime prekin 650 mijë familje. Apo s’ta vërshëllen fare. E di çfarë do të thotë? Ti lideri global i satelitëve, në vendin ku njerëzit blejnë dy karota e dy qepë, ke futur mijëra në burg pse nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Sado të përdridhesh e shpërdridhesh këtu, faktet janë se ti je përgjegjës për vjedhjen 10 milionë euro me vetëm tenderat e fundit. T’i kemi publikuar disa herë ditët e fundit. I ka parë gjithë Shqipëria, vetëm ti refuzon t’i shohësh, sepse jeton në botën tënde. Nuk ke vesh të dëgjosh. Pse ke blerë 10 milionë euro më shumë në tre tendera? Tunelin e Llogarasë pse e ke më shtrenjtë se oferta? Pse e zbraze kaskadën e Drinit? Dhe e blen tani 3-4 fish? Në rastin më të mirë për ty, tregon se je njeri që s’ke aftësi të jesh as drejtor i një kopshti fëmijësh, në rastin tjetër tregon se je drejtor i një kupole hajdutësh. Mos u përpiq të bësh diversion, kjo nuk është krizë energjie, por krizë e korrupsionit tënd.

 

Fraksion.com