Ministri grek i Punëve të Jashtme Varviciotis në Shkup
Ministri alternativ i Punëve të jashtme të Greqisë, i angazhuar për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Gjatë qëndrimit të tij në Shkup ministri grek Miltiadis Varviciotis do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Bujar Osmani.
Fraksion.com