“Je, armiku im”; Basha – Ramës: Thuaj langonjve të përmbahen nëse s’do të dëgjosh atë pjesë timen që e njeh
Teksa Rama e konsideroi mik duke i kërkuar të mos bëhet njeriu me gojën më të shthurur në Kuvend, Basha i është përgjigjur duke i thënë se për të, kryeministri është sjellë si armik që në ditën e tij të parë në politikë. Ai i bëri thirrje Ramës që të mos provokojnë opozitën, nëse nuk do të ‘dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë.
” Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veç vetes. Ju them jo atë që ju thash por dhe më shumë nëse guxoni të vini në foltore e të na bëni moral ne, opozitës të ardhur këtu me dëshirën e shqiptarëve për ndryshim, ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve. Ne jemi këtu për të kthyer demokracinë se për ndryshe ky është kotec krimi dhe korrupsioni. Mos guxo, as ti as langonjtë e tu të provokojnë opozitën. Mirmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar, që prej ditës sime të parë në politikë, je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj, s’ke faj se sa herë më sheh të del para ora e rërës. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës së vendit. Halli im janë shqiptarët, por halli yt është se të ka mbaruar kandili. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur prej shqiptarëve. Foltorja nuk është halli im, po i yti, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin të them se në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes sonë. Ti pse nuk i arrestove ata 8 vjet? Apo sepse i ke ortakë, nga Elbasani në Shijak apo se ta ka qejfi t’i gradosh që t’i hedhësh kundër opozitës. Lojë e vjetër, mund ta kishe bërë 4 vite më parë se isha i ri dhe nuk t’i dija zakonet, por tani t’i di e gjithë bota. Flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit s’kanë bukë të hanë”, tha Basha.
Fraksion.com