“Hajdut, fatkeqësi, maskara, fundërrinë…; Basha përplaset me Shalsin; Deputeti i i PS-së: Trashja jote e zërit tremb ndonjë laraskë
Shalsi: Ju si deputetë të rinj në Kuvend, duhet të dini se jo vetëm që jemi dhunuar nga e drejta e fjalës, por ka dhe sjellje të papranueshme. Debatonim në konferencën e Kryetarëve për komisionet hetimore dhe më kujtohet se si reaguat me opozitën në 2009-2013. Kam qenë me fat që jetën politike e kam nisur në opozitë. Një nga gjërat që i thamë vetes si maxhorancë në 2013 ishim që mos të përsërisim atë arrogancë tuajën. Për çfarë flisni?! Kush ju ka penguar?! S’ka ndërmend t’ju pengojë njeri. Kështu siç jeni…keni një zakon të tmerrshëm. Ky padurimi që keni kur flet tjetri. Nëse nuk do keni durim nuk do të vini kurrë në pushtet
Basha: U bërë ti mo plehrë. S’ke turp. Me tregon ti mua shpifjen. O plehrë!
Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren…
Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.
Basha: O fatkeqësi…
Shalsi: Do ta jepja me gjithë qejf fjalën time.
Basha: Qesh, qesh, i gjithë llumi…
Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.
Fraksion.com