Bankat tregtare, 25 miliardë lekë fonde në valutë
Depozitat bankare në monedhën evropiane euro në formën e llogarive rrjedhëse apo depozitave, kanë shënuar rritje edhe gjatë këtij viti.
Statistikat tregojnë se, fondet në valutë të mbajtura nga bankat tregtare në llogaritë e tyre rrjedhëse pranë Bankës së Shqipërisë në fund të muajit gusht arritën vlerën ekuivalente të 25 miliardë lekëve.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ky tregues këtë vit rezulton tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Me bazë vjetore, rritja e depozitave në euro ka arritur në 15.5%, nga 11.7% që ishte rritje me bazë vjetore në fund të korrikut.
Fraksion.com