AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Serbi, Aleksandar Vuçiç niset për në Rashkë shkaku i zhvillimeve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është nisur për në qytetin e Rashkës ku në në kazermë do të takohet me përfaqësuesit serbë të Kosovës me rastin e ndërhyrjes të Policisë Speciale të Kosovës (ROSU) në pjesën veriore të Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në kuadër të qeverisë serbe, Petar Petkoviç, tha se dhjetëra serbë u plagosën në operacionin e ROSU-s dhe se një person u plagos rëndë, duke shtuar se mjekët po luftojnë për jetën e Sreçko Sofronijeviçit.

Petkoviç shtoi se pyetja kryesore është se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i. Ai në mënyrë të përsëritur tha se autoritetet e Kosovës po shkojnë te “njerëzit me duar bosh”, nën pretekstin e “kontrabandës së mallrave”.

“Edhe një herë, ne i bëjmë thirrje KFOR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë urgjentisht. Nëse KFOR-i nuk është gati të mbrojë popullin serb, ka nga ata që do ta bëjnë”, tha Petkoviç.

 

Fraksion.com