AktualitetBota+Të fundit

Çavuşoğlu: Turqia do të pastrojë Sirinë veriore nga grupet terroriste

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se PKK-ja dhe dega e saj siriane YPG-ja po shënjestrojnë Turqinë, si dhe ka shtuar se Ankaraja nuk do të vështrojë zhvillimet si një spektator i thjeshtë.

Kryediplomati turk i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për media në kryeqytetin Ankara me homologun e tij nga Nikaragua, Denis Moncada Colindres.

“Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të pastruar këta terroristë nga këto rajone”, tha Çavuşoğlu, duke iu referuar YPG/PKK-së, e cila në mënyrë të përsëritur shënjestron forcat turke në rajon.

Dy pjesëtarë të operacioneve speciale të policisë turke u vranë së fundmi kur grupi terrorist goditi një makinë të armatosur me një raketë.

Çavuşoğlu tha tha se Rusia dhe SHBA-ja janë gjithashtu përgjegjëse për sulmet e YPG/PKK-së ndaj Turqisë, pasi sipas tij, nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre.

“Meqenëse këto (SHBA-ja dhe Rusia) nuk e mbajnë fjalën, ajo që ne duhet të bëjmë është të kryejmë vetë punët tona”, u shpreh Çavuşoğlu./AA

 

Fraksion.com