AktualitetPolitikëTë fundit

Ridimensionim i bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

Zv.kryeministri njëkohësisht ministër Shteti për Rindërtimin, Arben Ahmetaj zhvilloi sot një takim me ministren britanike për Evropën dhe Amerikat, Wendy Morton.

Gjatë takimit Ahmetaj dhe Morton diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Me ministren britanike për Europën dhe Amerikat, Wendy Morton, për ridimensionimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në reflektim të avancimit të axhendës Shqipëria 2030, me fokus tregtinë, investimet, modernizinin e ekonomisë për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, IT dhe shoqërinë dixhitale si dhe arsimin, për binjakëzimin e universiteteve publike shqiptare me ato më të mira britanik”, theksoi Ahmetaj.

Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikat, deputeten Wendy Morton ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare.

 

Fraksion.com