Pranohet botërisht: George Soros pas Bitcoin
George Soros disponon kriptovaluta Bitcoin. Fakti pranohet publikisht.
Soros Fund Management, kompania që menaxhon të gjitha asetet e miliarderit dhe filantropit George Soros zbuloi se zotëron kriptovaluta në Bitcoin.
“Familja zotëron disa kriptovaluta, jo shumë”, tha Drejtorja Ekzekutive e Soros Fund Management, Daën Fitzpatrick në një intervistë për Bloomberg.
As Fitzpatrick dhe as Soros Fund Management nuk bëjnë publike sasinë e kriptovalutave që zotërojnë, duke ngritur dyshime se shifra mund të jetë shumë e madhe.
Soros Fond Management është i famshëm për fitimet e krijuara përmes investimeve në valutat tradicionale. Deklarata e Fitzpatrick për përfshirje të tij në tregun e kriptovalutave ka bërë që BitCoin të kërcejë me 10 për qind në vlerë në treg, duke shkuar në 56 mijë dollarë.
Në total, vlera e tregut të kriptovalutave përllogaritet në rreth 2 trilionë dollarë, që ndahen mes 200 milionë përdoruesve. Bitcoin është kriptomonedha më e madhe në këtë treg.
Fraksion.com