Përjashtimi i Nokës; Albana Vokshi: Bindja e verbër dhe futja në rresht, e çon PD-në në një vdekje të sigurt
Një tjetër deputet i PD shprehet kundër shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i komisionit të sigurisë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe paralajmërimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Vokshi shkruan se memecëria dhe futja në rresht e çon PD-në në një vdekje të sigurt.
“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”, deklaron Vokshi.

Fraksion.com