AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Kodheli rizgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli u rizgjodh zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në Lisbonë u zhvillua, në datat 8-11 tetor, sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, takim gjatë të cilit, Mimi Kodheli u rizgjodh në mënyrë unanime zëvendëspresidente e kësaj Asambleje.

Komisionet zhvilluan mbledhje gjatë dy ditëve të para të aktivitetit duke diskutuar dhe analizuar raportet dhe rezolutat e përgatitura nga raporterët. Të ftuar ishin ekspertë të fushës si dhe krerët e politikës portugeze.

Po ashtu Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në të cilën ishin të ftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan,  Nancy Pelosi, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Presidenti portugez si dhe Dr. Karen Donfrey, Ndihmës/sekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë në Departamentit e Shtetit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosiu u shpall fituese e çmimit “Women for Peace and Security 2021”, një çmim i dhënë për herë të parë nga Asambleja. Gjatë fjalimit të saj si e ftuar speciale e këtij sesioni në Lisbonë, Pelosi tha se, prioritizimi i edukimit të grave mbetet një prej shtyllave drejtuese të punës së saj të përditshme. Ajo përfundoi duke thënë se SHBA beson se gratë mund t’ia dalin dhe prandaj SHBA ja del.

Diskutimet e këtij sesioni u përqendruan në tema si Afganistani, Koncepti Strategjik i NATO 2030, situata post elektorale në Rusi si dhe situata  në Lindjen e Mesme.

Politikania Mimi Kodheli

Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike prej vitit 2007 dhe ka kryer Master në Administrim Biznesi në Universitetin Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në vitin 2000.  Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986.

Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës.

Prej vitit 2009 është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të këtij viti Kodheli u vendos jashtë listës së sigurt, përkatësisht në vendin 21. Ajo nuk arriti t’i mblidhet votat për të thyer herësin, por me dorëheqjen e Najada Çomos, madati i deputetit i shkoi Kodhelit.

Në karrierën parlamentare ka mbajtur pozicionin e Zëvendëskryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave përgjatë legjislaturës 2009-2013 dhe aktualisht është Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Gjatë viteve 2013-2017 ka shërbyer si Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë.

 

 

Fraksion.com