AktualitetTë fundit

Breshëri plumbash te “Komuna e Parisit”

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Në vendngjare janë mbledhur policë të shumtë, përkatësisht te lulishtja e “Komunës së Parisit.

Me dhjetëra policë kanë rrethuar zonën, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima.

Burime nga policia raportojnë për “BalkanWeb” se një person ka qëlluar me armë zjarri, por deri më tani nuk është paraqitur asnjë njeri i plagosur në spital.

 

Fraksion.com