Life StyleTë fundit

“Tradhtova bashkëshorten”; Balerini Ilir Shaqiri: Nisi si një lojë, por ishte çmenduri!

Pasi konkurrentja tjetër Arjola Demiri zbuloi detaje nga divorci me babain e tre fëmijëve të saj, Ilir Shaqiri tregoi “çmendurinë e tij më të madhe.

Shaqiri tha se e kishte tradhtuar gruan, madje në një moment i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.

Balerini shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Po ashtu Ilir Shaqiri tha se bashkëshortja e tij u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.

“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai, raporton TCH.

Ilir Shaqiri tregon tradhtinë ndaj bashkëshortes: Nisi si një

Ilir Shaqiri tregon tradhtinë ndaj bashkëshortes: Nisi si një

 

Fraksion.com