Rritja rekord e çmimit të gazit; Rusia fajëson BE
Diplomati gjerman dhe ambasador i BE në Moskë, Markus Ederer tha për gazetën moskovite, RBK, se në këtë situatë edhe Rusia do të dëmtohet. Imazhi i saj si furnizuese e besueshme mund të dëmtohet, nëse krijohet përshtypja, se ky vend nuk do ose nuk mundet të reagojë në rast të nevojave.
Putin: Fajin e ka BE
Por presidenti Putin nuk e shikon fajin për gjendjen aktuale tek Rusia, por tek tregjet ndërkombëtare dhe politika e gabuar energjitike e BE. Megjithë paralajmërimin e Rusisë, BE ka hequr dorë nga marrëveshjet afatgjata dhe ka shkuar në tregjet energjitike në bursë, ka thënë Putin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Presidentin rus e pranon, se duhet vepruar me shpejtësi.
“Europa mavijoset pa gazin rus”, shkruan gazeta moskovite “Nevasimaja Gazeta”, kurse media të tjera ruse e ngrenë lart Putinin si shpëtimtarin e mundshëm para “panikut në tregjet e gazit”. Gazprom mund të ndihmojë, nëse për të nuk bëhet shumë e shtrenjtë, është shprehur Putin, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Rusia është e hapur për oferta nga blerës të mëdhenj të BE. Kalimi i gazit tranzit përmes Ukrainës mund të rritej, por për Gazprom kjo do të thotë kosto më të larta.
Agjencia gjermane e lajmeve, dpa e komenton këtë si mënyra e Putinit për të thënë, se gazsjellësi, Nordstream2 që sjell gaz të lirë është gati për këtë. Por mungon vetëm leja e vënies në punë nga autoritetet gjermane. Kremlini gjithmonë kujton, se vënia e shpejtë në punë e këtij gazsjellësi do të lehtësonte gjendjen e ꞔmimit të gazit në tregje.
Gjendja e tregjeve të gazit ishte temë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Gazit në Shën Peterburg të premten. Akuzat nga BE se Rusia manipulon ꞔmimin e gazit, “për të mbushur më shpejt gazsjellësin Nordstream2 për Rainer Seele, president i Dhomës së Tregtisë së Jashtme Ruso-Gjermane, AHK janë “pa baza dhe absurde”. Që Gazprom e ofron sasinë për të cilën është rënë në ujdi, e pranoi edhe kancelarja Merkel këtë javë.
Opcionet e BE
Seele, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë koncernet energjitike, Wintershall Dea dhe OMV, dy nga 5 koncernet që financuan NordStream2, është shprehur, se “kush do gaz me ꞔmimi të arsyeshëm në shtëpitë gjermane dhe europiane, duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit dhe jo të konfrontimit me Moskën.” Seele kritikon që BE është fokusuar shumë “tek loja e lirë e ofertës dhe kërkesës”. Që nga fillimi i vitit, ꞔmimi i gazit është 10-fishuar në tregjet botërore. Gjermania ka nevojë për 87 miliardë kubik gaz në vit, 55% e tij vjen nga Rusia.
Komisioni Europian pritet që këtë javë të ofrojë plane veprimi. E mundur është që vendet e BE të bashkohen e të blejnë së bashku, ose të paktën të krijojnë rezerva të përbashkëta. Por vendimet e para strategjike pritet të merren në samitin e rregullt të BE. Ekspertët si komisionerja e BE për energjinë, Kadri Simson presin që ꞔmimet e gazit të bien hap pas hapi nga pranvera e vitit të ardhshëm.
Për situatën aktuale shikohet si përgjegjëse edhe uria energjitike në botë pas krizës së Coronës. Kësaj i shtohet ulja e rezervave të gazit pas një dimri të ftohtë, furnizime të reduktuara me gaz për shkak të punimeve në gazsjellës dhe ulja e prodhimit të gazit në Europë./DW
Fraksion.com