AktualitetPolitikëTë fundit

Reagon Noka pas shkarkimit: Ai përjashtoi Sali Berishën, si mund të mos ta bënte me mua?

Lulzim Basha ka shkarkuar sot Flamur Nokën nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe madje ka shkuar më tej duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar.

Por Flamur Noka duket se nuk është habitur nga vendimi i PD-së për ta shkarkuar nga detyra e Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë

Noka thotë se fakti që kreu demokrat guxoi duke përjashtuar liderin historik të PD-së, tregon se mund ta bëjë të njëjtën gjë me këdo tjetër.

“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka. Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap”, shprehet deputeti demokrat.

 

Fraksion.com