Noka: Basha e quajti anëtarësinë e PD ‘llum’. Partia po shkon në zgrip, ka konfirmuar se i intereson vetëm fati i karriges
Deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku edhe njëherë tha se i ka kërkuar të marrë përgjegjësi pasi partia po shkon në zgrip. Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, Noka theksoi se Basha ka bërë të qartë se për të është më i shtrenjtë fati i ‘karriges’ sesa ai partisë.
Ndërsa u ndal në debatet e mbledhjen e Kryesisë së Grupit mbrëmjen e djeshme, Noka tha se Basha i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’.
“Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’, Askush nuk ka guxuar, as Nano as Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike, të konsiderojnë qeverinë e Berishës si llum, përves Bashës. Mbrëmë i kërkova të marrë përgjegjësi, forca jonë politike po shkon në zgrip, falë vendimit okult të Bashës. Nëse do e donte sadopak këtë forcë, do jepte dorëheqjen për ta bashkuar këtë forcë, Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD e demokratëve. Kjo gjë nuk mendohej se do ndodhte, Basha mbrëmë konfirmoi fatin e karriges së tij”, u shpreh Noka.
Në mbledhjen e mbrëmshme, Noka pati sërish përplasje me Bashën, ndërsa kujtojmëse ai ka dalë hapur në mbështetje të ish-kreut të PD-së Sali Berisha, dhe janë shfaqur edhe krah tij në ‘Foltore’.
Fraksion.com