Italia njofton se ka arritur synimet për vaksinimin
Italia njoftoi se ka arritur synimin e saj për të vaksinuar 80% të popullatës mbi 12 vjeç. Por pavarësisht lajmit të mirë protestat kundër pasaportave të vaksinimit vazhdojnë.
Guido Rasi, ish-drejtor i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), i cili aktualisht shërben si këshilltar pranë Komisionerit Italian të COVID-19, tha se shifra 80% nuk ishte “vetëm një prag simbolik”.
Është një nivel në të cilin përllogaritjet tregojnë një pakësim domethënës të virusit dhe ulje drastike të shtrimeve në spitale”.
Pavarësisht lajmit të mirë, të shtunën Italia përjetoi sërish protesta kundër pasaportave të vaksinimit, protesta të cilat u përshkallëzuan në trazira të dhunshme. Policia e Romës bëri të ditur se arrestoi gjatë këtyre protestave 12 vetë.
Të pranishëm gjatë protestave të dhunshme të së dielës ishin edhe dy drejtuesit e partisë së ekstremit të djathtë, Forza Nuova, Giuliano Castellino dhe Roberto Fiore. Policia italiane njoftoi se edhe ata janë mes 12 të arrestuarve.
Fraksion.com